Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Spanjë/ Zjarr në një azil pleqsh në Zaragoza, humb jetën një 93-vjeçar, 19 të tjerë të plagosur
👁3018
Një burrë 93-vjeçar ka humbur jetën dhe 19 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një azil pleqsh në qytetin Zaragoza, në verilindje të Spanjës, njoftuan autoritetet të premten. Zjarri shpërtheu rreth orës 23:00 (ora lokale) në një dhomë në katin përdhes të ndërtesës. Sipas shërbimeve të emergjencës, burri i moshuar vdiq në vendngjarje, ndërsa viktimat e tjera, kryesisht banorë të azilit, u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit. Azili strehonte gjithsej 132 banorë në momentin e incidentit. Evakuimi u bë në bashkëpunim midis shërbimeve të emergjencës dhe banorëve vendas, ndërsa...