Spanjë/ Vdes 87 vjeçarja, simboli i protestave për të drejtën e strehimit dhe çoi vendin në zgjedhje të parakohshme

Spanjë/ Vdes 87 vjeçarja, simboli i protestave për të drejtën e strehimit dhe çoi vendin në zgjedhje të parakohshme

Ka ndërruar jetë Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja spanjolle që u bë simbol i protestave për të drejtën e strehimit në Spanjë. Ajo ndërroi jetë në spitalin Gregorio Marañón të Madridit, ku ishte shtruar që prej 23 shtatorit, pas dëbimit me forcë dhe transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv të nxjerrjes së saj nga banesa, e shtrirë në një barelë. Abascal kishte jetuar për 70 vjet në apartamentin e saj në lagjen Retiro. Lajmi për vdekjen e të moshuarës, e cila për shtatë vjet kishte zhvilluar një betejë ligjore kundër dëbimit, u bë i ditur nga Sindikata e Qiramarrësve, e cila e kishte mbështetur në këtë përballje. ‘Na vjen keq t’ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Maricarmen’, thuhej në një njoftim të sindikatës në rrjetet sociale. ‘Më 23...