Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Spanjë/ Autoritetet njoftojnë se zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll, kthehen pushuesit që u evakuan
Zjarri që shpërtheu ditën e martë në Spanjën jugore dhe i detyroi autoritetet të evakuojnë mijëra pushues nga hotelet dhe kampingjet, është vënë nën kontroll të pjesshëm, sipas burimeve lokale. Lajmi u njoftua nga autoritetet spanjolle sot në mbrëmje, duke sqaruar se turistët tani mund të kthehen. Situata tani është ‘stabilizuar’, tha Antonio Sant, kreu i sigurisë për qeverinë rajonale andaluziane, duke shtuar se personat që u evakuan janë kthyer në vendet e tyre të mëparshme. Zjarri nisi të martën pasdite në një kamping në malin La Pena, disa kilometra larg vendpushimit të Tarifës, por u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, por për fat të mirë pa raportuar viktima. Autoritetet lokale evakuan, rreth 1550 persona nga kampingjet, hotelet dhe akomodimet e...