Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Spanja dhe Portugalia në errësirë totale, njerëzit bllokohen për disa orë në metro e ashensorë! Kush ‘e uli çelësin’ e dritave?!
👁11059
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike la mijëra përdorues në Spanjë dhe Portugali pa energji dhe internet për orë të tëra, por sistemi po kthehet në punë në disa zona të Spanjës, sipas Rrjetit Elektrik Spanjoll. Ndërprerjet prekën komunikimet, aeroportet dhe rrjetet e transportit me shpejtësi të lartë si në Spanjë ashtu edhe në Portugali, me trena dhe aeroplanë të bllokuar. Gjithashtu janë prekur semaforët dhe qendrat tregtare, duke shkaktuar kaos. Në Madrid, shërbimi i metrosë u ndërpre dhe rrjeti Cercanías i kryeqytetit spanjoll u nxor gjithashtu jashtë funksionit. Panik në metrotë e Madridit dhe Barcelonës dhe dhjetëra ndërhyrje të...