Spalletti e krahasoi me Salah, përgjigjet ylli i Juventusit: Nuk ndiej të njëjtën kënaqësi, pasi skuadra nuk po arrin fitore

Spalletti e krahasoi me Salah, përgjigjet ylli i Juventusit: Nuk ndiej të njëjtën kënaqësi, pasi skuadra nuk po arrin fitore

15 Tetor 2026 17:34 Telesport Luciano Spalletti e krahasoi Francisco Conceicao me Mohamed Salah. Në një intervistë të fundit të dhënë për “Marca”, Conceicao i është përgjigjur krahasimit të bërë nga Spalletti. “Unë mësoj nga shumë lojtarë dhe Salah është një legjendë e futbollit. Sa më përket mua, jam ende i ri dhe përpiqem të mësoj nga të gjithë, në mënyrë që të vazhdoj të zhvillohem. Ndihem shumë rehat këtu, sepse gëzoj besimin e trajnerit, të shokëve të skuadrës dhe të gjithë njerëzve në klub. Megjithatë, nuk ndiej të njëjtën kënaqësi, pasi skuadra nuk po arrin fitore, dhe kjo është e vërtetë. Pritshmëritë në këtë klub janë të larta dhe ne duhet t’i përmirësojmë detajet për të arritur objektivat tona”, tha Conceicao. Një gol dhe...