Spaleti tregon raportet e vështira me presidentin e Napolit De Laurentis

Spaleti tregon raportet e vështira me presidentin e Napolit De Laurentis

Adriatik BALLA Në Itali diskutimet për futbollin janë gjithnjë të zjarrta, por rikthimi i Napolit në garën për titull ka rikthyer edhe mendimin e ish-trajnerëve, përfshi dhe kreun e “axurrëve” në këtë moment, Luçiano Spaleti. Seleksionuesi i Përfaqësueses së Italisë ka pranuar se nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis. Spaleti e drejtoi Napolin nga viti 2021 deri në vitin 2023. Ai në edicionin 2022/23 e udhëhoqi Napolin drejt titullit të kampionit në Itali. 66-vjeçari Spaleti në një intervistë për “Rai 1” theksoi se që nga ndarja me Napolin nuk ka kontaktuar më me Laurentisin. “Kisha raport problematik me De Laurentisin. Duke pasur parasysh angazhimin tim, kisha dëshiruar që ai të ishte treguar më shumë njerëzor ndaj meje. Nuk...