SPAK zbarkon në Bashkinë Klos/ Shoqërohen disa zyrtarë. Ja çfarë u sekuestruan

SPAK zbarkon në Bashkinë Klos/ Shoqërohen disa zyrtarë. Ja çfarë u sekuestruan

Prokuroria e Posaçme Dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Klosit, pasi ka dyshime për krime zgjedhore. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar disa telefona nga kontrollet dhe janë shoqëruar disa zyrtarë. Shumë persona të tjerë janë në hetim, por ende nuk janë zbardhur emrat, kjo edhe për arsye të hetimeve në Qarkun Dibër. Mësohet se mes personave që janë nën hetim janë edhe punonjës policie. Kujtojmë se SPAK po heton mbi krimet e mundshme zgjedhore edhe në disa qytete të vendit.
Burimi: Javanews.al