SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine në Europë. Për këtë hetim, Strutura e Posaçme siguroi urdhër-arreste për 7 persona, mes të cilëve edhe Plarent Dervishaj, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Erion Alibej, i penduar i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”. Të dyve ju komunikua masa e arrestit në qeli, ndërsa Policia mundi të gjejë dhe arrestojë vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermin Ndrejën e Ilir Lloshin, ndërsa i shtati është shpallur në kërkim. SPAK ka ngritur dyshime...