Burimi:
Top-Channel.tv

SPAK, takim për zgjedhjet/ Prokuroria e Posaçme nis “fushatën” kundër krimeve zgjedhore nga Fieri
👁10490
Ndërkohë që partitë politike nisën zyrtarisht fushatën elektorale për parlamentaret e 11 Majit, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, udhëtoi këtë të premte për një takim pune me prokurorët në Fier. Kreu i SPAK mblodhi në një takim prokurorët e këtij qyteti, ku qëllimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i punës për hetimin e ngjarjeve që cenojnë zgjedhjet e lira gjatë periudhës së fushatës. “Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës...