Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK shtyn për herë të katërt hetimet ndaj Ahmetajt, në pritje të letër-porosive nga Zvicra
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë sërish me tre muaj afatin e hetimeve për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Pas shtyrjes së mëparshme në muajin mars, SPAK ka kërkuar kohë shtesë deri në shtator, me arsyetimin se ende nuk kanë mbërritur të gjitha përgjigjet nga letër-porositë dërguar autoriteteve zvicerane. Ahmetaj vijon të hetohet në mungesë, pasi ndodhet në arrati që prej korrikut të vitit 2023. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorëve. Për të njëjtën dosje, nën hetim janë edhe ish-bashkëshortja dhe bashkëjetuesja e Ahmetajt, të dyja të pandehura për...