SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt i kandidatëve

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt i kandidatëve

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo shtyrje vjen për shkak të problemeve me dokumentacionin e kandidatëve, ku nga 13 aplikantë në total, vetëm dy kanë dorëzuar të gjithë dokumentet e kërkuara në mënyrë të rregullt për fazën e parë të përzgjedhjes. Komisioni i Posaçëm i ngritur pranë SPAK do të kalojë më pas në fazën e intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve, për të përzgjedhur kandidatët që kalojnë në fazën tjetër....
Burimi: Javanews.al