SPAK SHKUND ILIR PRODEN, KONTROLLE NE BANESEN E TIJ
Prokuroria e Posaçme ka nisur kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Veprimet po kryhen me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka autorizuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të Prodës. Sipas informacioneve të publikuara, emri i ish-kreut të Policisë së Shtetit ka dalë gjatë një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme. SPAK nuk ka bërë ende publik se për cilën dosje bëhet fjalë dhe në çfarë rrethanash ka dalë emri i Prodës gjatë hetimit. Aksioni nuk është kufizuar vetëm te ish-drejtori i Policisë së Shtetit. Hetuesit po ushtrojnë kontrolle edhe në banesat e personave të tjerë, por deri tani nuk janë bërë publikë emrat e tyre dhe lidhja që...
Burimi:
ntv.al