Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
SPAK shkon në paraburgimin e Durrësit, i komunikohen akuzat Erion Veliajt
Prokurorët e SPAK kanë shkuar në paraburgimin e Durrësit, për t’i komunikuar Erion Veliajt akuzat zyrtare. Ndërkohë, i janë komunikuar akuzat bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Sot iu komunikua akuza edhe biznesmenit Mirton Lika për fshehje të të ardhurave. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.