Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
SPAK mori Veliajn të pandehur, avokatët kërkojnë zgjatje afati për njohjen me dosjen hetimore
Pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u mor i pandehur, avokatët e tij i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen deri më datë 24 shtator të afatit për njohjen me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza. Nisur nga volumi i madh i materialeve hetimore, mbrojtja e Veliajt thotë se ndodhen në pamundësi objektive për t’u njohur në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve brenda 10 ditëve, ashtu siç e parashikon ligji, në mënyrë që më pas ata të japin kundërshtimet e tyre. “Kjo e bën praktikisht të pamundur përgatitjen e një mbrojtjeje efektive...