No Image Available

SPAK merr vlerësim, por korrupsioni mbetet plagë/ BE kërkon rezultate përfundimtare

Komisioni Evropian vlerëson se Shqipëria ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit, duke veçuar pavarësinë e SPAK dhe rezultatet e arritura në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, progresraporti thekson se korrupsioni mbetet një sfidë reale dhe se rezultatet e deritanishme duhet të shoqërohen me hapa të mëtejshëm konkretë. Në raportin e siguruar nga Report TV, Komisioni kërkon më shumë vendime gjyqësore të formës së prerë për çështjet e korrupsionit të profilit të lartë. Një tjetër kërkesë lidhet me sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive që burojnë nga veprimtaria korruptive. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe rolit të institucioneve shtetërore. Komisioni kërkon më shumë referime proaktive të rasteve të dyshuara të korrupsionit drejt prokurorisë, si dhe verifikim më efektiv të deklarimeve të pasurisë...