Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SPAK merr të pandehur vartësin e Ballukut, Gentjan Gjyli. Shtyn kameramanin
👁8412
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera. Pas daljes nga SPAK, Gjyli madje edhe ka shtyrë kameramanin që e filmonte. Hetimet kanë përfshirë gjithashtu edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë shkelje të rregullave ligjore të prokurimeve publike. Gjyli u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, prej nga doli me statusin e të pandehurit në një çështje që ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin në ndarjen e fondeve publike për investimet infrastrukturore.