Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK merr të pandehur Elvis Rroshim ja akuza mbi ish-kryebashkiakun e Kavajës
👁4542
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK, i shoqëruar me avokatin e tij. Mësohet se është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza për shperdorim detyre. Ai është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi. Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist.