SPAK merr ‘në dorë’ celularët e ‘Pol Qorrit’ – Pritet zbërthimi i tyre, biseda për ngjarje kriminale, pazare droge e organizime…

SPAK merr ‘në dorë’ celularët e ‘Pol Qorrit’ – Pritet zbërthimi i tyre, biseda për ngjarje kriminale, pazare droge e organizime…

Detaje të reja kanë dalë nga seanca gjyqësore e zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme ndaj shtetasit Flodian Plaku, i arrestuar dy ditë më parë nga forcat operacionale në një hotel në Orikum. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ndërsa SPAK ka marrë në dorë edhe aparatët celularë të tij. I njohur ndryshe edhe me pseudonimin ‘Pol Qorri’, burime bëjnë të ditur se në celularët e tij tashmë të sekuestruar dhe administruar në dosjen hetimore, priten të zbardhen detaje të reja mbi ngjarje kriminale, pazare droge dhe organizime kriminale. Telefonat do të zbërthehen nga SPAK dhe pritshmëritë janë që të luajnë një rol kyç për zbardhjen e ngjarjeve apo personazheve në botën e errët.