Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SPAK mbylli hetimet për ish-Presidentin, reagon Meta: Më njoftoi një gardian i burgut, mezi pres përballjen pas 6 vjetësh hetime
Kreu i së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, ku ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare, por është njoftuar nga një gardian i burgut. “Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi. U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë...