Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK mbylli hetimet për dosjen/ Shtyhet njoftimi për Metën, sot i komunikohet Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Ilir Meta TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës; ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi. Sot ishte planifikuar që në orën 10:00, Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka paraqitur një kërkesë për shtyrje, duke informuar se ndodhet me pushime. Njoftimi për Metën do të bëhet ditën e hënë. Ndërkohë, sot pas mesditës pritet që Monika Kryemadhi dhe nëna e saj të njihen me vendimin për mbylljen e hetimeve....