Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK “kopsit” dosjen për GJKKO, më 4 gusht i komunikon akuzat Ilir Metës, ja detajet
Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën më datë 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve lidhur me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Meta i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Caktani do të firmosë mbylljen e hetimeve. E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema...