Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SPAK kontroll në banesën e një deputeti të PS në Elbasan, sekuestrohen para dhe dokumente komprometuese zgjedhore
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një aksion të befasishëm në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale të Kuvendit. Kontrolli është kryer disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumente që dyshohet se lidhen me aktivitete të paligjshme gjatë procesit zgjedhor. Ndërkohë, në një zhvillim paralel, një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka mbajtur sot një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Takimi është fokusuar në analizën e...