SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 6 maj me konkluzionet në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Lezhës, Artan Hajredinaj. Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në fillim të seancës për bisedimet përfundimtare, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se subjekti me shpjegimet dhe provat e dorëzuara nuk arrin të vërtetojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Sipas Brahos, gjyqtari Hajredinaj gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Ai kërkoi gjithashtu, konsiderimin e disa gjetjeve për pasurinë dhe profesionalizmin në vlerësimin tërësor,...
Burimi: Gijotina.com