SPAK ka lëshuar urdhër-arrest! Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin Denis Matoshi

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest! Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin Denis Matoshi

Denis Matoshi BELGJIKË-Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë vendosur ekstradimin drejt Belgjikës të Denis Matoshit pas një procedure të gjatë ligjore, raportojnë mediat belge. Denis Matoshi i njohur edhe si Eldi Dizdari dhe me nofkën “shqiptari i gjatë”, pritet të dërgohet në Belgjikë për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia në Antwerp. 37-vjeçari është konsideruar nga autoritetet belge si një prej figurave drejtuese të organizatës kriminale Kompania 'Bello'. Media belge “Gazet van Antwerpen” shkruan se Dizdari është dënuar me 10 vite burg për rolin e tij në aktivitetin e trafikut të drogës. “Kompania Bello” është grupimi i parë kompleks i organizatave kriminale shqiptare të trafikut të drogës; një biznes me xhiro vjetore prej qindra milionë eurosh, i shtrirë në Amerikën e Jugut, Europë dhe...