SPAK i vë ‘kapakun’,  ja kush janë të pandehurit e dosjes Meta

SPAK i vë ‘kapakun’, ja kush janë të pandehurit e dosjes Meta

Nëntë muaj pas arrestimit të Ilir Metës, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen e njohur si “Meta”, e cila përfshin aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me mbylljen zyrtare të hetimeve, SPAK ka marrë të pandehur pesë persona, mes tyre ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Dyshja, tashmë të divorcuar edhe ligjërisht, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas SPAK, ata dyshohet se kanë përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme ndër vite, duke përdorur pushtetin...