SPAK i komunikon nesër akuzat kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

SPAK i komunikon nesër akuzat kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, do t’i komunikojë ditën e nesërme akuzat kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Sipas fletë-thirrjes. Veliaj dhe avokatët e tij duhet të paraqiten në SPAK nesër në orën 11:00. Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Erion Veliaj u arresua në zyrën e tij më 10 Shkurt dhe po hetohet së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si edhe 6 biznesmenë./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv