SPAK i komunikon aktakuzën Metës/ Avokati: S’ka prova për korrupsion

SPAK i komunikon aktakuzën Metës/ Avokati: S’ka prova për korrupsion

Avokati i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku klientit të tij i është komunikuar zyrtarisht aktakuza lidhur me çështjet CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI-së. Sipas Cakranit, komunikimi i akuzës nuk solli asnjë element të ri dhe prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën kryesore të mbrojtjes: të identifikohet kush ka bërë pagesat për lobimin në emër të LSI-së. “Nuk ka asnjë gjë të re për çështjen CEZ-DIA apo për lobimin. Zoti Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe ka kërkuar nga prokuroria hetime të...