Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK heton gjurmët e parave në emër të nënës së Kryemadhit, në pritje të ekspertizave që mund të zbulojnë pasuri…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) detyroi prokurorin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Sotir Kllapi t’i raportonte lidhur me veprimet hetimore që ka kryer për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Përgjatë seancës prokurori renditi çdo veprim që ka kryer, si dhe faktin se po pret disa ekspertiza për pasuritë e ish-vjehrrës së Ilir Metës. Por çfarë ka gjetur SPAK për pasuritë e Fatime Kryemadhit? Sipas dosjes, Meta dhe Monika kanë përdorur sistematikisht Fatime Kryemadhin për të futur në xhep paratë e aferave, për të fshehur...