SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, në kuadër të një hetimi për trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi sekuestro preventive mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të Franc Çopjas dhe Ardian Çelës, emra të njohur në botën e krimit në Shqipëri. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një tokë arë me sipërfaqe 2 mijë m² në Sharrë, Tiranë, si dhe 100% të kuotave të një shoqërie tregtare me seli te rruga e Dibrës në Tiranë. Në pronësi të kësaj kompanie janë gjithashtu 25 automjete, konkretisht 24 automjete të markës Volkswagen, si dhe një automjet Toyota. Hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash Sekuestrimi i pasurive është...
Burimi:
javanews.al