SPAK godet grupin e strukturuar kriminal, 13 persona nën hetim, 7 të arrestuar, sekuestrime dhe kontrolle të shumta

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal, 13 persona nën hetim, 7 të arrestuar, sekuestrime dhe kontrolle të shumta

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion zhvilloi një operacion të gjerë në Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, duke lëshuar 13 urdhër-arreste, 7 prej të cilëve janë ekzekutuar, ndërsa 6 persona të tjerë janë në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal trafikonte drogë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Evropian, dhe në mesin e të arrestuarve janë edhe zyrtarë policie. Hetimet kanë zbuluar se anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar drogë në të paktën 7 episode, përgjatë viteve 2020-2021, ku në total janë sekuestruar mbi 3500 kilogramë kokainë, 700 kilogramë kanabis...
Burimi: Top-Channel.tv