SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal, lëshohen 5 urdhër-arreste
Një operacion i Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është vënë në lëvizje për goditjen e një rrjeti të dyshuar për kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm. Sipas burime, në kuadër të hetimeve janë lëshuar pesë urdhër-arreste ndaj personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë veprimtari të paligjshme. Pritet që në vijim të zbardhen më shumë të dhëna mbi operacionin dhe rezultatet e hetimeve të SPAK.
Burimi:
syri.net