SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes
Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Ajshe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, ka deklaruar në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ të report Tv, se familja e saj janë të zhgënjyer nga SPAK. Haklaj tha se prisnin që SPAK të zbardhte vrasjet që sipas saj kryedemokrati Sali Berisha ka kryer ndër vite, por shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk pati as guximin e as dëshirën për ta bërë këtë. Më tej ajo tha se në familjen e saj Berisha ka vrarë 7 anëtarë, si dhe 7 persona të tjerë, të afërt të familjes Haklaj. “Ne prisnim shumë nga SPAK...
Burimi:
javanews.al