Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spahiu: Në Shqipëri ka të dënuar që kanë më shumë lekë se buxheti vjetor i burgjeve
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në Shqipëri, ka të burgosur që kanë më shumë lekë, se buxheti vjetor i burgjeve. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv, ku u diskutua lidhur me kontrollet blitz në burgje për mjetet e paligjshme në qeli, sigurinë dhe takimet speciale, ai tha se problem sot në burgje është futja e telefonave dhe e sendeve të tjera të paligjshme. ‘Ndodh që 99% e publikut se dinë se kush janë realisht kushtet në burgje. Sot në Shqipëri nuk i kanë prioritet burgjet. Ne vijmë nga zgjedhjet dhe s’kemi parë asnjë parti që të flas për burgjet se cili është buxheti dhe nëse duhet që të investohet në to. Publiku nuk është koshient se sa është kosto...