Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Spahiu ironizon PD-në për protesta nga diaspora: Do kthehen arbëreshët për hallet e Berishës
Teksa sesioni i ri parlamentar pritet të nisë në muajin shtator, me deputetët e zgjedhur më 11 maj, PD me në krye Sali Berishën ka paralajmëruar sezon protestash. Juristi Kreshnik Spahiu e quan një tragjikomedi dhe groteske thirrjen që kryetari i selisë blu i bëri shqiptarëve apo diasporës për të protestuar për vjedhjen e votave, duke ngritur pyetjen pse prej disa muajsh opozita nuk proteston por bën pushime. “Unë mendoj se PD duhet të protestonte, ta bënte prej muajsh. Nuk është e drejtë të braktisësh elektoratin e djathtë, kur zgjedhjet u bënë në Pranverë dhe të nisësh protestat në Vjeshtë. Çfarë i pengonte? Nuk mbledh dot njerëz? Përpiqesh me muaj për të mbledhur 600 apo 6 mijë veta, kjo do të thotë se ose nuk...