Spahia: Qytetarët arrestohen se protestojnë, pushtetarët me akuza korrupsioni mbrohen nga shteti
Deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të qytetarëve gjatë protestës së sotme, duke e cilësuar përdorimin e prangave si një mjet frikësimi dhe presioni politik. Në një reagim në rrjetet sociale, Spahia thotë se, qytetarët që dalin në shesh për të kërkuar llogari përballen me dhunë dhe arrestime, ndërsa pushtetarët e përfshirë në akuza korrupsioni rrethohen me kordone policore dhe mbrohen me taksat e qytetarëve. Spahia akuzon Policinë e Shtetit se po zbaton standard të dyfishtë dhe ngre pyetjen: ‘Shteti ose është i barabartë për të gjithë para ligjit, ose pushon së qeni shtet’. Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia: Prangat e kthyera në vegël presioni politik kundër qytetarëve të lirë, janë simbol i një shteti diktatorial dhe jo i...
Burimi:
syri.net