Spahia: 365 milionë euro për 17 kilometra, grabitje e hapur e taksave tona!

Spahia: 365 milionë euro për 17 kilometra, grabitje e hapur e taksave tona!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar atë që e cilëson si një tjetër aferë korruptive të qeverisë së Edi Ramës, këtë herë lidhur me projektin e rrugës Milot-Balldren. Spahia akuzon Ramën dhe qeverinë e tij se po u marrin shqiptarëve qindra milionë euro për një rrugë prej vetëm 17 kilometrash, ndërsa kostoja e projektit, sipas tij, është rritur në mënyrë të pajustifikuar nga 161 milionë në 365 milionë euro. Ai ngre pikëpyetje të forta edhe për 168 milionë eurot e parashikuara për mirëmbajtjen e rrugës, duke e konsideruar këtë një skemë për zhvatjen e parave publike. Sipas Spahisë, përmes garave fiktive, tenderave të anuluar dhe procedurave të paracaktuara, fatura e projektit është fryrë me mbi 200 milionë euro, ndërsa koncesioni është zgjatur nga...