Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, i ftuar në “Sheshi i Dollarit”, tha se në buxheti është parashikuar financimi i plotë i zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës deri në Urën e Dajlanit, si dhe ndërtimi i bypass-it të Elbasanit me financim nga buxheti i shtetit. Ai njoftoi gjithashtu se brenda vitit 2027 do të financohet segmenti Kombinat-Plepa, ndërsa në listën e investimeve janë përfshirë edhe akse të reja si Berat-Skrapar dhe hyrjet veriore e verilindore të Tiranës. Sipas Karakaçit, këto investime synojnë përshpejtimin e punimeve infrastrukturore dhe lehtësimin e qarkullimit të trafikut. “Pra në programin 2027–2029 ne kemi buxhetuar tërësisht zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës deri aty ku përfundon projekti, deri te Ura e Dajlanit, që i hap rrugë në këtë kuptim ARRSH që çdo vit...