Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

E enjtja e 8 tetorit është dita kur mazhornaca socialiste pritet të votojë në Kuvend ndarjen e re territoriale. Argjiroja.net e ka paralajmëruar rreth një vit më parë se në qarkun Gjirokastër rrrezikojnë të shkrihen 3 bashki: Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova. Dhe kështu pritet të ndodhë sipas draftit që PS ka cuar në Kuvend për votim. Libohova bashkohet me Gjirokastrën, Memaliaj me Tepelenën dhe Këlcyra me Përmetin. Vetë komunitetet në këto tre bashki e kanë kundërshtuar shkrirjen, si dhe kanë protestuar. Për të bindur se kjo reformë është rruga e duhur për të fuqizuar bashkitë, në një takim në Gjirokastër ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Votimi në Kuvend kërkon 84 vota, të cilat mazhoranca i ka, edhe pse deputeti Erion Brace ka lënë...