Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Qytetarët e Serbisë do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 25 tetor, për zgjedhje të tjera të parakohshme parlamentare – të tretat në pesë vjetët e fundit. Në to, një lëvizje studentore e dalë nga një nismë qytetare do të synojë t’i japë fund pushtetit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Vuçiq dha dorëheqje nga posti i presidentit në fund të shtatorit. Meqë nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai tani synon të bëhet kryeministër, post që e mbajti nga viti 2012 deri kur u zgjodh president, më 2017. Megjithatë, fushata zgjedhore është shoqëruar me shqetësime gjithnjë e më të mëdha se mund të ketë manipulime zgjedhore. Zgjedhjet po ndiqen nga afër nga Bashkimi Evropian, i cili...