Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sot tentativa e 40-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, a do të zhbllokohet ngërçi politik?
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e 40-të për konstituim. Partitë politike parlamentare nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për kreun e Kuvendit, ndërsa po bëhen gati 5 muaj që nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa për partitë tjera ky emër nuk është i duhur. Ditë më parë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e...