Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor
👁12656
Pas gati dy muaj bllokadash dhe përpjekjesh të pasuksesshme, sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e kryetarit dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes partive politike, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve, nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë kundërshtuar emrin e propozuar, duke e bërë të pamundur zgjedhjen në gjashtë raunde të votimit të...