Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sot Shqipëri-Gjermani, kuqezinjtë e vegjël sfidojnë “pancerat”, Francë-Portugali duel favoritësh
👁8385
Duelet e dyta në grupe për Kampionatin Europian të 17-vjeçarëve nisin sot në sfidën që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00 mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Kuqezinjtë pjesëmarrës në finalet e këtij turneu si vend organizator vijnë pas humbjes së thellë 4 me 0 në duelin e parë hapës të evenimentit ndaj Portugalisë. Edhe Gjermania u mund në ndeshjen e parë të cilën e luajti gjithashtu në Elbasan, nga Franca me shifrat 3 me 0. “Pancerat” e vegjël janë favorit për të fituar sot, ndonëse në raport me Francën dhe Portugalinë nuk konsiderohen favoritët kryesore të fitimit të...