Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda e jashtë kufijve të vendit, i cili ngriti lart prestigjin e letrave shqipe anembanë globit. Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës. Në vendlindje qëndroi deri në përfundimin e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi “Frymëzimet djaloshare” (1954). Më pas kreu në Tiranë studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe u diplomua për “Mësuesi”. Në harkun e viteve 1958-1960, Kadare thelloi...