Burimi:
Javanews.al

Sot mot i paqëndrueshëm, në disa zona priten edhe reshje! Ja sa do të jenë temperaturat
👁5076
Dita e sotme do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat minimale te ajrit do të variojnë nga -3 gradë në zonat malorë në 6 gradë në zonat e ulëta dhe 5 gradë në bregdet. Ndërsa temperaturat maksimale në zonat malorë do të shkojnë 9 gradë, ndërsa në 17 në zonat e ulëta dhe bregdet. Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, hera-herës me rrahje deri në 14m/s. Valëzimi në det do të jetë deri në 1-3 ballë.