Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot mot i kthjellët me temperatura deri në 27 gradë
👁4104
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Do të ketë mot kryesisht të kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet e larta malore. Era do të fryj e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12m/s, e shoqëruar me valëzim në det të forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 5 deri 18°C Në zonat e ulëta 4 deri 27°C Në bregdet 9 deri 28°C