Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete
Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin e parë të aplikimit në universitetet publike dhe private në Shqipëri. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të gjithë maturantëve që ende nuk kanë përfunduar aplikimin e tyre, të mos humbasin afatin: “Të dashur maturantë! Sot është dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit në raundin e parë të aplikimit në universitetet tona. Apliko tani në https://ualbania.al/“ Aplikimi bëhet vetëm online në portalin “U-Albania”...