Sot mbërrin tmerri afrikan i të nxehtit, temperatura deri në 41 gradë

Sot mbërrin tmerri afrikan i të nxehtit, temperatura deri në 41 gradë

Erdhi tmerri afrikan. Vala e të nxehtit afrikan përfshin të gjithë Mesdheun. I nxehti do të përfshijë Italinë dhe Ballkanin. Sipas parashikimeve të fundit, temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe ditët në vijim deri në 41 gradë në vende të ndryshme. Për të premten, Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka shpallur gjendjen e emergjencës në 13 qytete. Temperatura përvëluese do të ketë në Siçili ku do të ndalohen aktivitete të ndryshme në kohë të caktuara të ditës. Shqipëria ka sot temperatura 37 deri në 41 gradë në zona të caktuara. Berati, Gjirokastra dhe Elbasani do jenë zjarr temperaturash.
Burimi: Kohajone.com