Sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, do të çelet zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”

Sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, do të çelet zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”

Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbahet sot në Luksemburg. Sot do të çelet zyrtarisht grupkapitulli 2 për “Tregun e Brendshëm”. Vendimi për mbajtjen e kësaj konference u mor me konsensus nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, nën drejtimin e Presidencës polake të Unionit. Hapja zyrtarisht e tij prek fusha themelore për integrimin ekonomik dhe tregun e lirë, përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, kapitalit, pronësinë intelektuale, shërbimet financiare apo mbrojtjen e konsumatorëve. Takimi i sotëm do t’i hapë rrugë negociatave për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së....
Burimi: Top-Channel.tv