“Sot Kamzës mund t’i thuash qytet pa pasur frikë se dukesh qesharak”, Rama me gratë: Dikur fortesë burrash e zhytyr në llum

“Sot Kamzës mund t’i thuash qytet pa pasur frikë se dukesh qesharak”, Rama me gratë: Dikur fortesë burrash e zhytyr në llum

Kreu i qeverisë, Edi Rama, pasditen e kësaj të diele ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Kamzës. Rama tha se Kamza është shembulli më i mirë për të treguar se ku duhet të shkojë vota, me ndryshimet që ka pësuar nën drejtimin e kryebashkiakut socialist Rakip Suli. Ndaj, ai bëri thirrje, që më 11 maj, vota të shkojë për të ardhmen. Rama: Kjo bashki ishte fortesa e burrave, e zhytyr në llum dhe në këtë vijë ku sot është një bulevard i mbushur me gra dhe vajza dhe deri dje ishte një kanal, ku baballarët mbanin në krah fëmijët për t’i çuar në shkollë. Kamza ka ndryshuar shumë dhe mjafton të shikosh si ka ndryshuar bashkia, administrata, falë një burri që e...