Sot fillon Kayak Fest 2025 në Liqenin e Batllavës

Sot fillon Kayak Fest 2025 në Liqenin e Batllavës

Për herë të dytë radhazi organizohet festivali i kajakut “Kayak Fest 2025” në liqenin e Batllavës. Ky festival sportiv do të mbahet nga data 8 deri 10 gusht në Liqenin e Batllavës, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e sporteve ujore. ‘Kayak Fest 2025’ synon të promovojë kajakimin si një aktivitet rekreativ dhe sportiv në Kosovë, duke ofruar mundësinë për të gjithë pjesëmarrësit që të përjetojnë emocionet dhe adrenalinën e këtij sporti Festivali do të përfshijë aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat dhe nivelet e aftësive, duke filluar nga sesionet e trajnimit për fillestarët, garat për profesionistët, deri te aktivitetet argëtuese për fëmijët. Liqeni i Batllavës, i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe ujërat e qeta, ofron kushtet ideale...